I veshur me tuta e një bluzë pambuku, larg kostumit të përditshëm e kollares, Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar ditën e pushimit për të bërë sport. Ai ka shkuar në parkun e Gërmisë dhe ka bërë disa ushtrime. Megjithëse duket i vetëm, kuptohet që bashkë me kreun e shtetit të Kosovës ishte dhe një fotograf. “Mëngjesi i hershëm në Gërmi. Më pëlqen ajo thënia e vjetër “mendja e shëndoshë në trupin e shëndoshë”. HTH”, ka shkruar presidentit krahas fotove.