Të gjithë e dimë se kremi i diellit na mbron nga rrezet ultraviolet. Aplikimi i tij gjatë kohës që qëndroni jashtë është i detyrueshëm, por duhet ta aplikoni edhe kur jeni në ambiente të mbyllura. Teknologjia dhe rrezatimet e dëmshme kanë zënë një pjesë të madhe të hapësirave ku ne jetojmë apo flemë. Dermatologët thonë se varësia ndaj këtyre pajisjeve digjitale shkakton probleme të mëdha në lëkurë, për shkak të rrezeve blu të tyre që janë mjaft të dëmshme. Pavarësisht se të gjithë e dimë se rrezet ultraviolet janë të dëmshme, shumë pak janë ata persona që janë të vetëdijshëm edhe për rrezikun e rrezatimit të pajisjeve teknologjike. Drita blu e dukshme duhet të jetë një nga shqetësimet kryesore për lëkurën, pasi ajo kontribuon në plakjen e parakohshme, duke përfshirë rrudhat, hiper pigmentimin etj. Drita blu ka aftësinë të depërtojë thellë në lëkurë në krahasim me rrezet ultraviolet dhe të shkaktojë dëme. Prandaj ju duhet të përdorni produkte për lëkurën edhe nëse qëndroni jashtë apo brenda shtëpisë suaj. Për të limituar efektin e kësaj drite mund të përdorni jo vetëm krem mbrojtës, por edhe mbrojtës ndaj pajisjeve digjitale. Është e këshillueshme që të përdorni krem dielli me përbërje balte Kaolin dhe aloe vera për të hequr papastërtitë dhe për të mbrojtur lëkurën tuaj 24/7. /revistawho.com
Burimi: Times of India