E diela i përkushtohet familjes dhe qetësisë, sidomos për personazhet e njohur të ekranit që lënë punët dhe gjithçka tjetër për të kaluar kohë të bukur me personat më të afërt. Sara Hoxha mbrëmjen e sotme e ka kaluar në shtëpinë e saj me të voglin London, i cili po e ndihmon të përgatisë darkën. Me anë të një fotoje shumë të ëmbël, Sara ka zbuluar se i biri përpiqet në mënyrën e tij ta ndihmojë teksa përpiqet të presë disa patëllxhanë. “Duke përgatitur darkën”,-ka shkruar trashëgimtarja e ‘Top Channel’ krah fotos me imazhin e London.
Kujtojmë se Sara dhe Ledioni presin të bëhen prindër për herë të dytë së shpejti. Edhe këtë herë gjinia e fëmijës është djalë. /revistawho.com