Floriana Garo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private, duke e mbajtur larg vëmendjes mediatike dhe syrit të publikut. Prej dy vitesh ajo ka bërë publike marrëdhënien e saj me Enis Dacin, por asnjëherë nuk ka publikuar foto me të në rrjete sociale. Të vetmet foto në llogarinë e saj përkrah Enisit janë ato kur Floriana ndau me të gjithë lajmin e fejesës në qershor të 2017-tës. Megjithatë ditën e sotme moderatorja simpatike vendosi të thyente “rregullat” dhe të publikonte një foto me të. Floriana ka postuar në ‘Instagram’ një fotografi me ekipin e punës së biznesit të saj dhe partnerit dhe në imazh shihet edhe Enisi.
Duke qenë se nuk ndodh shpesh t’i shohim bashkë të dy në një fotografi, këtë herë ky postim i Florianës tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Për më tepër kjo foto vjen në momentin më të bukur të jetës së tyre, sepse pak ditë më parë Garo tregoi se do të bëhej nënë për herë të dytë. Kujtojmë se Floriana dhe Enisi janë prindër të një vajze tjetër 1-vjeçare të quajtur Adia. /revistawho.com