Ditën e sotme Meghan Markle dhe Princ Harry kanë zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Kate Middleton dhe Princit William për fondacionin mbretëror. Organizatës bamirëse i është rivendosur emri “Fondacioni Mbretëror i Dukës dhe Dukeshës së Cambridge”, duke qenë se më parë përfshiheshin edhe Duka me Dukeshën e Sussex. Në deklaratën e fondacionit thuhej se ky vendim u mor pas një shqyrtimi të strukturës së organizatës dhe shtoi se çiftet mbretërore do të bashkëpunojnë sërish në të ardhmen. Fondacioni u themelua në vitin 2009 nga Princ Harry dhe William, por tashmë kjo përçarje duket se erdhi pas grindjes mes Meghan dhe Kate. Ndryshimi në strukturën e organizatës, erdhi fill pas largimit të Princit Harry dhe Meghan Markle nga shtëpia e Dukës dhe Dukeshës së Cambridge. Në fakt nuk dihet ende nëse Meghan dhe Kate janë bërë shkak për këtë riorganizim të fondacionit, por faktet të çojnë drejt këtij përfundimi. /revistawho.com