Gazetarja e pallatit mbretëror, Angela Levin ka intervistuar së fundmi Princ Harry-n dhe ka zbuluar disa detaje të reja se pse duka i Sussex dhe Meghan u shkëputën nga organizata ‘Royal’ në të cilën bëjnë pjesë dhe Princ William me partneren e tij.
Sipas Levin mosmarrëveshjet midis dy vëllezërve kanë nisur shumë herët, para së të shfaqej Meghan dhe kjo situatë lidhet me tipin konkurrues të Harry-t pasi i vëllai i tij është i pari kandidat për t’u bërë mbret. Harry ka treguar për Angela Levin se në organizatën ‘Royal’ punohej vetëm për projektin e shëndetit mendor, ndërkohë që ai dëshiron të punojë edhe në të tjera organizata.
Të gjitha këto detaje kanë zbuluar faktin se Harry dhe William kanë pasur konflikte kohë më parë, megjithatë pas shfaqjes së Markle gjërat u acaruan më shumë sepse duka i Cambridge mendonte se i vëllai po nxitonte me vendimet e tij./revistawho.com