Malia dhe Sasha Obama së bashku me prindërit e tyre, ish-presidentin e Amerikës, Barack Obama dhe Michelle Obama kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet e tyre në jugun e Francës. Ditën e djeshme ata janë parë të drekojnë në restorantin ‘La Chevre D’or’ së bashku me pjesëtarin kryesor të grupit muzikor U2 dhe kitaristin e këtij grupi.
Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte ‘look-u’ i dy vajzave. Vajza 20-vjeçare, Malia kishte veshur një bluzë të shkurtër, pantallona më shtrat të lartë si dhe atlete, ndërsa Sasha, 2 vite më e vogël kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi veror me motive florale të bardha.
Familja është parë të kalojë disa momente të lumtura pranë njëri-tjetrit, duke u relaksuar në destinacione të ndryshme të vendit ku po pushojnë. Kujtojmë se para këtij udhëtimi, familja e njohur u fotografua në Venecia, ku gjendeshin për të festuar ditën e nënës./revistawho.com