Mbrëmjen e djeshme, një aksident i ndodhur në Prishtinë, Ferizaj, i mori jetën menaxherit të këngëtarit shqiptar, Azet. Sefa Kaya ishte turk, por me nënshtetësi Gjermane dhe sipas burimeve, ai ndodhej në një nga pubet e Prishtinës përpara se të ndodhte aksidenti. Menjëherë pas lajmit të trishtë, i pari që ka reaguar ka qenë këngëtari shqiptar, i cili duket se përveç raporteve të punës, ai dhe Sefa kishin një marrëdhënie të ngushtë. “Ti je vëllai im, partneri im, personi që ishte pranë meje 24 orë. Do merrja jetë për ty dhe do jepja jetën për ty. Nuk mund ta besoj. Shpresoj të jesh në parajsë, Sefa, vëllai im”, ka shkruar Azet. Sefa duket se kishte marrëdhënie të mira dhe me Mozzik dhe Loredanën, pasi çifti ka reaguar menjëherë pas lajmit. Sefa ishte vetëm 25 vjeç dhe duket se ishte shumë i suksesshëm në vendin e tij./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BzA1UAwoq4K/?igshid=9twzjb7ekvhb