Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Supersticioze si Anxhela Peristeri, këngëtarja rrëfen historinë që do ju bëjë të gjithëve të qeshni

23/06/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Supersticioze si Anxhela Peristeri, këngëtarja rrëfen historinë që do ju bëjë të gjithëve të qeshni

Këtë të dielë Anxhela Peristeri ishte e ftuar speciale në emisionin “E Diell” në “Top Channel”. Këngëtarja e njohur ka folur gjatë për jetën private, fillimet e karrierës dhe ka zbuluar disa detaje të panjohura nga personaliteti i saj.





Anxhela ka treguar se është shumë supersticioze dhe beson në besëtytni, ndaj miqtë marrin shpesh këshilla prej saj. Ajo ka rrëfyer edhe një histori shumë qesharake me një nga miqtë dhe kolegun e saj të njohur, Aurel Thëllimi. Peristeri tha se kishte dëgjuar se gjethja e dafinës sjell fat dhe të shton të ardhurat, ndaj i kishte sugjeruar Aurelit të mbante një të tillë në portofol.


Pas kësaj dy këngëtarët ishin përballur me një situatë paksa të sikletshme në aeroport. Ajo ka treguar se policët i kishin kërkuar Thellimit t’i kontrollonin çantën dhe aty kishin gjetur gjethen e dafinës dhe një zhivë në portofol. Anxhela më tej vijoi duke rrëfyer se sa të vështirë e kishin pasur t’ju tregonin policëve se çfarë domethënie kishin gjethja e dafinës dhe zhiva që mbaheshin në portofol. Kjo histori shkaktoi shumë të qeshur në studio, por me siguri edhe tek personat nga ekrani që mund të jenë supersticioz njësoj si këngëtarja.

Gjithashtu gjatë intervistës Anxhela ka zbuluar se në vitet 2000 ka punuar edhe si spikere për t’u bërë sa më shpejt pjesë e botës së artit dhe televizionit. Sot Anxhela është një ndër këngëtaret e preferuara të publikut shqiptar dhe ajo është pëlqyer gjithmonë për sinqeritetin dhe energjinë pozitive që transmeton. /revistawho.com

Tags: Anxhela Peristerie diellhistorisupersticioze
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 
Breaking News

Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 

25/12/2025
Next Post
“Të mungon ‘Portokallia’?”, Romir Zalla përgjigjet pa dorashka

“Të mungon ‘Portokallia’?”, Romir Zalla përgjigjet pa dorashka








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera