Anxhelina Hadërgjonaj ka publikuar së fundmi një seri fotosh nga pushimet e saj ku duket më tërheqëse se kurrë me fizikun e admirueshëm. Këtë herë ajo ka zgjedhur të veshë një ‘crop-top’ me krahë të gjatë dhe bikini në ngjyrë të verdhë të lehtë. Kaq ka mjaftuar që komentet për fizikun e saj të nisin, por mes shumë të tjerash ka rënë në sy ai Armina Mevlanit.
“Më fal, e ke idenë e trupit që ke?”,-shkruan bloggerja në foto duke lënë të kuptohet se e pëlqen shumë fizikun e bukuroshes së ekranit.
Ky koment sigurisht flet edhe për miqësinë dhe dashamirësinë që kanë bukuroshet shqiptare me njëra-tjetrën. Edhe pse jeton në SHBA, ku ka ndërtuar jetën e saj prej vitesh, Anxhelina ruan kontakte më të gjithë miqtë e saj në Shqipëri. /revistawho.com