Skandali i tradhëtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian shkaktoi bujë të madhe në media. Përveç asaj se çfarë u shfaq në publik, duket se prapaskenat pas këtij skandali ka qenë akoma dhe më dramatike. Në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, Khloe ka zbuluar se Tristan ka dashur t’i japë fund jetës pasi tradhëtia e tij u bë publike. Në video Khloe shfaqet duke u interesuar për shëndetin e ish-partnerit, pavarësisht se tradhëtia e tij ishte shumë e rëndë.
Më pas Khloe dëgjohet duke thënë: “Jordyn nuk mendoi për mua, ajo nuk mendoi për Kylie-n, nuk mendoi për vajzën time, ajo nuk mendoi për Tristan dhe ajo nuk mendoi për veten e saj. Ne të gjithë e dimë se çfarë është ai i aftë të bëjë. Unë e dija kush ishte ai. Por asnjëherë nuk e kisha menduar se kush ishte ajo”. Më pas ajo shfaqet duke përjetuar dhe vetë një situatë të rëndë shëndetësore për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. Megjithatë tashmë kjo periudhë e vështirë ka kaluar, sepse Khloe dhe Tristan po jetojnë si të ndarë dhe e vetmja gjë që i bashkon është vajza e tyre True. /revistawho.com