Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg!  09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij 09/12/2025
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“! 09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Si ka lindur festa e 8-Marsit?

08/03/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Si ka lindur festa e 8-Marsit?

Në përputhje me deklaratën e Partisë Socialiste së Amerikës, dita e parë Nacionale e Gruas, u festua në SHBA më 28 shkurt 1909. Deri në vitin 1913 kjo ditë vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit.





Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagën më 1910, u vendos që “Dita e Gruas” të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në parlamentin e Finlandës.

Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagën, një vit më pas, në 1911 Dita e Gruas u vendos të festohej për herë të parë në 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite.


Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë.

Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, në 25 mars, një zjarr tragjik në NY vrau mbi 140 vajza gjatë orarit të punës. Kjo ngjarje pati një rëndësi të madhe në vendosjen e ligjeve të reja në lidhje me kushtet e punës.

Në 1913 gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe. Ndërsa në pjesë të tjera të Evropës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 Mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.

Si rrjedhojë e humbjes së mbi 2 milion ushtarëve rusë gjatë Luftës së Parë Botërore, gratë ruse të dielën e fundit të shkurtit të 1917’ës, u bashkuan në greva urie kushtuar “Bukës dhe Paqes”. Katër ditë pas fillimit të këtyre grevave, Cari u detyrua të jepte dorëheqjen dhe qeveria e përkohshme iu dha grave në Rusi të drejtën e votës. Kjo ngjarje ndodhi në 23 shkurt me kalendarin Julian, i cili përdorej në atë kohë në Rusi. Sipas kalendarit Gregorian i cili përdorej kudo në botë, kjo date bie më 8 Mars.

Që prej asaj dite “Dita Ndërkombëtare e Gruas” morri dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Më 8 Mars të vitit 1910 në SHBA Kanada e në vende të tjera të botës u bë protesta të mëdha për të drejtat e gruas dhe pikërisht atë ditë të drejtat e gruas dhe të burrit janë të drejta. Për çdo 8 Mars fëmijët në të gjithë botën ju dhurojnë nënave të tyre lule e gjëra të tjera në shenjë dashurie për nënën.

Për herë të parë 8 Marsi në Shqipëri u festua në vitin 1942 të shekullit të XX-të në grupe të vogla grash, ndërsa në Kosovë kjo festë e gruas nisi të shënohej pas Luftës së Dytë Botërore. / kosovarja.com

Tags: 8 marsfesta e gruasHistoriku
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën
Breaking News

Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën

09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 
Breaking News

Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 

09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij
Breaking News

“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij

09/12/2025
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!
Breaking News

Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!

09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 
Breaking News

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 

08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!
Breaking News

Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!

08/12/2025
Next Post
E vërteta rreth sirenës së gjetur në brigjet e Italisë

E vërteta rreth sirenës së gjetur në brigjet e Italisë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera