Robbie Williams njihet si ylli ndërkombëtar i pop-it, por së fundmi vëmendja ndaj tij nuk lidhet fare me muzikën. Këngëtari ka pranuar në një intervistë se është përndjekur nga fantazmat kur ka jetuar për 3 muaj në Los Angeles në një shtëpi të marrë me qera. Shtëpia me 5 dhoma kishte praninë e një shpirti dhe Robbie ishte i vendosur që të bënte paqe me të.
Sipas tij zonja që e zotëronte më herët shtëpinë kishte ndërruar jetë nga një atak dhe ishte shpirti i saj ai që qëndronte aty. “Mbaj mend që i kam folur dhe i kam thënë: ‘Unë kam frikë nga ti dhe do respektoj hapësirën tënde, të lutem respektoje dhe ti timen’. Edhe miku im që ka ardhur të jetojë me mua në atë periudhë ka folur me të dhe për këtë jam i sigurt. Ka qenë eksperiencë e çuditshme, por më ka frymëzuar për muzikën time”, rrëfeu ylli pop-it.
Kjo nuk është hera e parë që Robbie habit me deklarata e tij. Këngëtari konsiderohet si një nga personazhet më të sinqertë në ‘Hollywood’. / revistawho.com