Ariana Grande ka nisur turin e radhës së koncerteve dhe është shfaqur shumë e emocionuar para publikut që kishte shkuar për ta ndjekur. Teksa këndonte ajo u shfaq e përlotur dhe foli hapur për ndjesitë e saj dhe gjendjen e rënduar emocionale. Ariana ndaloi performancën pasi nuk mundi të mbajë lotët dhe vazhdoi të qante për disa minuta, duke rrëfyer se e ka shumë të vështirë të balancojë jetë profesionale me atë personale dhe turi e bën edhe më keq për shkak të presionit që ndjen. “Po i ndaj këto detaje me ju sepse jam mirënjohëse për mbështetjen tuaj dhe dua ta dini se nuk jeni vetëm. Përpiquni të bëheni të fortë sado keq të ndiheni”, u shpreh më tej ajo. Video është xhiruar nga fansat dhe është publikuar në platformën ‘Youtube’. / revistawho.com
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=yX5E3WBrd4U