Këtë vit vajza e vetme e Florian Agalliut, Mia, provoi për herë të parë emocionet e shkollës. Në ditën e parë ajo u shoqërua në shkollë nga Flori dhe bashkëshortja e tij, Renisa dhe duket se urimet e tyre për sukses janë bërë realitet.
Vogëlushja e ka mbyllur shkëlqyer klasën e parë dhe kjo gjë e ka lumturuar pa masë babi Florin. Moderatori ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të dëftesës së vajzës, në të cilën shihet se është vlerësuar në të gjitha lëndët me notën 5 ose ndryshe me “Arritje të shkëlqyera”. Përkrah fotos së notave Floriani ka shkruar: “A quhesh e para e klasës kështu? Baba krenar”.
Mia ka treguar se është vërtetë një vajzë shumë e zgjuar, sepse së fundmi ka nisur “të punojë” si “vloggere” në llogaritë e të atit në ‘Instagram’ dhe ‘Youtube’. Floriani ka një lidhje shumë të ngushtë me të bijën e është mbështetja më e madhe e saj dhe kjo gjë mund të kuptohet fare mirë përmes postimeve të tij të shpeshta në rrjete sociale. /revistawho.com