Serena Wiiliams i ka prezantuar të gjithë me fizikun e saj të mrekullueshme prej sportisteje në kopertinën e fundit të ‘Harper’s Bazaar’ për muajin gusht. Ajo që është e veçantë në këtë kopertinë ka të bëjë me faktin që fotot janë të paprekura, e thënë ndryshe, nuk kanë kaluar në duart e një profesionisti të ‘photoshop’. Serena shfaqet e veshur me një fustan në ngjyrë ari plot temina të Stella McCartney dhe dukshëm vihen re format e saj të shfaqura në mënyrë shumë reale.
Intervista është realizuar ndryshe këtë herë, pasi ka qenë vetë Serena ajo që ka shkruar në vetën e parë dhe ka treguar gjithçka njerëzit duhet të dinë për të. Kopertina i dedikohet të bukurës së femrës në formën më autentike të mundshme. / revistawho.com