Rita Ora dhe aktori i njohur Andrew Garfield i dhanë fund lidhjes së tyre pothuajse 3 muaj më parë. Edhe pse u munduan ta mbanin sa më sekrete dhe të qëndronin larg mediave dhe portaleve, ishte e pamundur t’i shpëtoje paparacëve që i ndiqnin në çdo dalje të tyre publike. Mesa duket, Andrew ka vazhduar jetën e tij dhe duket se e ka gjetur shpejt dashurinë tek 25-vjeçarja, Christine Gabel. Dyshja është parë gjatë një shëtitje romantike në Los Angelos, ku nuk kanë munguar puthjet, përqafimet apo bisedat shoqëruar me të qeshura. Sipas burimeve të ‘Radar’, Andrew dhe Christine janë në fillimet e lidhjes së tyre, por gjërat mund të bëhen serioze shumë shpejt. Sipas tyre, çifti i ri është shumë i dhënë pas njëri-tjetrit dhe kjo gjë është shumë e dukshme. Christine është një studente mjekësie dhe modele në të njëjtën kohë. Ajo dhe Andrew janë njohur nëpërmjet miqve të përbashkët./revistawho.com