E bukura Rike Roçi nuk mbahet mend vetëm për hijeshinë e saj në Big Brother. Ajo kujtohet edhe për një miqësi të ngushtë që lindi brenda mureve të shtëpisë së famshme, ajo me simpatiken Elona. Gjatë qëndrimit në shtëpi të dyja vajzat nuk ndaheshin nga njëra-tjetra. E megjithëse jetojnë në shtete të ndryshme, edhe tani 3 vite më pas, duket se shoqëria e tyre vazhdon njësoj. Vajzat e “BB6” janë ribashkuar këtë herë në Paris. Dhe siç shihet nga foto, ato janë po aq të buzëqeshura sa dikur, kur u shfaqën për herë të parë në ekran.