Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rezidenca “Fahma”, standarte të larta akomodimi për studentet: Më mirë se në shtëpi…!

14/07/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rezidenca “Fahma”, standarte të larta akomodimi për studentet: Më mirë se në shtëpi…!

“Më mirë se në shtëpi”. Ky është slogani dhe qëllimi i rezidencës “Fahma” që do të hapë dyert për të gjithë studentët e rinj që duan të ndjekin studimet në Tiranë. Kjo rezidencë është zgjidhja më e mirë për familjet që duan siguri dhe komoditet për vajzat e tyre, pasi rezidenca ofron akomodim për studentet femra. Shpresa Dorda e ftuar në një emision, u shpreh gjatë një interviste se siguria dhe shërbimet e ofruara janë shumë të mira dhe me standart të lartë, që i ofron vetëm kjo rezidencë, pasi është risi për herë të parë në Shqipëri dhe jo vetëm. “Duhet theksuar që për shërbimet që marrin, çmimi që paguajnë është minimal dhe po aq sa do t’i nevojiteshin për të jetuar në shtëpi me qera apo konvikte, ku shërbimi që ofrojmë ne s’kanë lidhje fare me to”, tha znj Dorda. Sipas saj, rezidenca ofron mensën me ushqime bufe për të treja vaktet, ushqime këto cilësore dhe të gatuara nga profesionistë në kuzhinë, si dhe menu të përgatitura nga dietologë. “Po ashtu ofrohet shërbimi i lavanterisë për veshmbathjet e studenteve, ofrohet kinema, biblioteka, si dhe do të ofrohen pajisje elektronike falas për vajzat që duan të studiojnë në rezidencë”, tha ndër të tjera drejtoresha e rezidencës “Fahma”, znj Dorda. Sipas saj, rezidenca ofron dhe shërbimin e pastrimit të dhomave pothuajse cdo ditë. Gjithashtu ky institucion do të ofrojë dhe transportin për studentet. Një shërbim tjetër shumë i rëndësishëm është asistenca mjekësore dhe marrëveshjet me spitalet private në rast nevojash më të mëdha. Të gjitha këto shërbime përfshihen brenda kostos që do të paguajnë në muaj familjet e studenteve që do të akomodohen tek rezidenca ‘Fahma’.






“Ne kemi menduar që vajzave t’u përgjigjemi me të gjithë asistencat e nevojshme, që u nevojiten gjatë jetesës në metropol, pasi kemi juristë, ekonomistë e specialistë të tjerë të nevojshëm për mbarëvajtjen e jetesës në rezidencë. Pra, në rezidencën tonë, studentët mjaftojnë të vijnë vetëm me mjetet dhe veshjet e tyre dhe çdo gjë tjetër e ofrojmë ne, duke i mundësuar studenteve që t’i përkushtohen vetëm studimit dhe kohën e lirë ta shfrytëzojnë për të zhvilluar hobet e tyre apo të kryejnë kurse profesionale”, u shpreh përfaqësuesja e rezidencës ‘Fahma’. Por jo vetëm kaq. “Të gjitha këto shërbime janë brenda çmimit që do të paguajnë në muaj. Është një kosto prej 300 euro në muaj, çmim që siç e thamë dhe më lart, sot vajzat i shpenzojnë për këto shërbime kudo që të jetojnë”, vazhdoi znj Dorda. “Në këtë pagesë mujore janë llogaritur me detaje të gjitha shpenzimet që mund të ketë një student në Tiranë dhe komoditeti që i ofrohet është i vetmi në llojin e tij. Risi që si duket ka qenë kaq e nevojshme për studentët tanë sa do jetë edhe zgjidhja e të gjitha streseve dhe ngarkesave të jetës studentore”, është shprehur ajo./revistawho.com


Tags: fahmafemraper studentetrezidencarisi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…
Breaking News

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…

16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?
Breaking News

“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?

16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
Next Post
Dua Lipa bën publike lidhjen e re, Isaac Carew reagon ashpër

Dua Lipa bën publike lidhjen e re, Isaac Carew reagon ashpër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera