Ashtu si të gjithë ne edhe Bradley Cooper ka zgjedhur që fundjavat e verës t’i kalojë me miqtë. Ylli i ‘A Star Is Born’ është parë ditën e shtunë së bashku me aktoren Laura Dern në qytetin e New York duke shëtitur. Cooper kishte një veshje të thjeshtë me pantallona të kuqe, një bluzë, atlete dhe një kapele, ndërkohë që aktorja e ‘Big Little Lies’ kishte zgjedhur një ‘look’ bohemian.
Dy miqtë janë parë duke kaluar gjithë ditën në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa kanë vizituar vende të ndryshme në kryeqytet.
Kujtojmë se disa javë më parë Bradley i dha fund lidhjes disavjeçare me modelen Irina Shayk dhe që prej atij momenti ka tërhequr shpesh vëmendjen e mediave për një lidhje të re të mundshme në jetën e tij./revistawho.com