Rrjetet sociale vazhdojnë të mbushen me fotot e personazheve të njohur, të cilët provojnë se si do të duken pas disa vitesh si të moshuar. Disa prej tyre e kanë pëlqyer këtë transformim që po ju ofron aplikacioni “FaceApp”, ndërsa të tjerë duket se nuk kanë mbetur të kënaqur. Jo të gjithë kanë guximin të përballen me të ardhmen, pavarësisht se plakja është një proces natyral i jetës. Për të mos pasur të tilla komplekse me veten Anxhela Peristeri ka dhënë një mesazh për të gjithë. Këngëtarja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të realizuar me “FaceApp” dhe me këtë rast ka uruar që të gjithë të shkojmë në atë moshë, ndërsa për rrudhat të mos shqetësohemi aspak. “O Zot! Ishalla plakemi! Ishalla shkojmë në këtë moshë se rrudhat nuk kanë rëndësi! Janë harta e jetës sonë. P.s. Duajeni veten tuaj”, ka shkruar Anxhela bashkangjitur fotos.
Në fakt duke pranuar çdo stad të jetës ashtu si të vijë është shumë lehtësuese, prandaj ky mesazh i Anxhelës është mjaft i vlefshëm. /revistawho.com