Çiljeta ka vendosur të ndryshojë diçka në pamjen e saj dhe nuk mund të bënte zgjedhje më të mirë. Pak orë më parë, këngëtarja ka zbuluar me anë të një videoje se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve. Nga brune me flokët të zinj, ajo i ka dhënë një nuancë karrotë pamjes së saj, duke ju përshtatur kështu stinës së ngrohtë me ngjyra që bien në sy. Edhe kështu, Çiljeta duket shumë simpatike dhe kjo vihet re dukshëm.
Nëse kjo ngjyrë është e përkohshme ende nuk e dimë, por jemi mësuar tashmë me ndryshimet e këngëtareve, kështu që presim të radhës, i cili edhe tek Çiljeta nuk do vonojë. / revistawho.com