Alesio Alia i cili prej vitesh po prek suksesin në Australinë e largët, ka shokuar me deklarantën e tij të fundit. Përmes një rrëfimi për revistën “Story”, Alia tregon detajet intime nga marrëdhënia me deputeten shqiptare, të cilës nuk ia zbulon emrin. “Femrat e politikës janë të zgjuara, kurse femrat biznesmene janë seksi. Po ka pasur raste të tilla dhe përgjigjia ime ka qenë dhe është ‘po’, në rast se më ka tërhequr apo më tërheq si person”. I pyetur nëse veçon ndonjë romancë me femrat politikane, Alesio Alia tregon se kjo është normale për stilin e jetës që bën duke e konkretizuar se në çdo marrëdhënie ka diçka mbresëlënëse. “Në çdo marrëdhënie ka diçka të veçantë. Arrin një moment që njëra të ketë diçka më shumë se tjetra. Kjo ka bukurinë e saj, gjë që nuk e harron asnjëherë”. Fakti që prej 20 vitesh i bie rreth e përqark botës, Alesio jeton momentin dhe e ka të pamundur një romancë të gjatë. “Përjetimin s’mund ta shpjegoj dot me pak fjalë, është ndjesi që më shumë jetohet se sa mund të tregohet”, – vijon rrëfimin për romancën që ka pasur me një nga deputete shqiptare. Edhe pse detajet e moshës apo statusit janë një tjetër ‘research’ i këtij rrëfimi, Alesio nuk jep shumë: “Mosha? Hmmmm! Nganjëherë mosha i bën më seksi disa femra. Kështu që, merreni me mend vetë çfarë dua të them. Ndërsa përsa i përket statusit dua ta lë enigmë nëse është beqare apo e martuar”, – shprehet Alesio. Ai vijon më tej duke thënë se nuk bën ndonjë dallim kahu politik: “Për mua s’ka ndonjë ndryshim nëse është e majtë apo e djathtë në angazhimin e saj politik. E djathta apo e majta është thjeshtë çështje psikologjike kur fjala është për shtratin”, – thekson modeli. “Nuk ka asgjë për t’u dukur interesante me politikanet apo disa femra që merren me politikë, e që unë mund të kem kaluar vetëm një natë seks”, – vijon më tej, duke pranuar se marrëdhënia me zonjën e politikës ka qenë vetëm për një natë. I bindur se kur vjen puna për seks, hiqet maska e biznesmenes apo politikanes, por shijohet çasti, Alesio thotë se: “Kur vjen puna tek seksi është diçka e dobishme për çdo person, politikanë, presidentë apo njerëz normal qofshin! Plus që po të kaloja dy netë me të, do i shkonte kandidatura për kryeministre pastaj (qesh)”. Ai e mbyll rrëfimin duke thënë se, është stili i jetës që ai ndjek dhe si pasojë përfundon në shtrat me femra, qofshin këto deputete apo biznesmene. “S’është eksperiencë, është thjeshtë një stil jete që unë bëj siç e përmenda më sipër. E si pasojë më ndodh të përfundoj në intimitet me femra të profesioneve të ndryshme, mes të cilave deputete, biznesmene apo modele”, – pohon Alesio.