Markat e mirënjohura të veshjeve e kanë revolucionarizuar ndjeshëm stilin e jetesës së shqiptarëve të paktën në dekadën e fundit. Në fakt, po t’i krahasosh sot me 10 apo 15 vjet më parë, shqiptarët vishen më mirë, me çmime më të arsyeshme dhe me marka ndërkombëtare, ashtu sikurse të gjithë europianët e tjerë.
Kjo është bërë padyshim e mundur falë bashkëpunimit të suksesshëm dhe reciprok, sikurse është ai i rastit në fjalë, mes Qendrës më të madhe Tregtare në vend, TEG, dhe kompanisë me famë botërore Inditex. Inditex është një prej kompanive më të mëdha të retail në botë, me tetë marka, ndër të cilat janë të mirënjohurat Zara, Pull&Bear, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius, Oysho, Zara Home dhe Uterqüe.
Thuajse të gjitha markat e mësipërme janë të pranishme në TEG. Inditex shet në 202 tregje përmes platformës së saj online dhe është e pranishme me mbi 7,000 dyqane në 96 tregje. Kompania spanjolle e ka nisur rrugëtimin e saj të gjatë më 1963, kur e nisi si një biznes i vogël familjar në një punishte për veshje grash. Me kalimin e viteve, përmasat e kompanisë mund të jenë rritur, por një gjë ka mbetur fikse, vendosja e konsumatorit në qendër të gjithçkaje që ajo bën.
Duke qenë se TEG është destinacioni i modës në Shqipëri, vendi nga burojnë të gjitha trendet në veshje, ngjyra, modele, copa, dizenjo etj, Qendra jo vetëm që ka portofolin më të gjerë të brandeve nderkombëtare në veshje, por ka edhe kombinimin më të mirë të këtyre të fundit për të patur në qendër të vëmendjes çdo moshë, shije, kërkesë, dhe buxhet që klientët mund të kenë në dispozicion.
Ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse është pikërisht TEG, ai që ka siguruar praninë ekskluzive për Shqipërinë të brandeve të Inditex që janë ndër më të kërkuarat në botë dhe konkretisht: Zara, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius, Zara Home dhe Pull& Bear.
Standard i njëjtë me ato të markave botërore dhe një histori suksesi
Prania e brandeve ndërkombëtare në TEG njëson politikat e qendrës me ato europiane apo botërore. Në këtë mënyrë, ofertat e qendrës ndjekin sezonalitetet që kanë veshjet edhe në vendet e tjera. Duke filluar nga prezantimi i koleksioneve të reja, që bëhet saktësisht në të njëjtën kohë si në vendet e tjera, nisja e uljeve në mes të sezonit, uljet e gjera sezonale apo edhe vetë përbërja e koleksioneve, është në të njëjtën linjë si kudo tjetër ku brandet e Inditex operojnë.
Pra mund të thuhet se vitrinat botërore ndodhen në TEG. Me pak fjalë, klientët në Shqipëri blejnë të njëjtën cilësi që blen një italian, spanjoll, gjerman, apo amerikan, me të njëjtat ulje që përfitojnë këta të fundit në të njëjtën periudhë, në shtetet përkatëse.
Duke punuar bashkërisht si një kompani e vetme e fokusuar globalisht në elementët kyç të industrisë së modës, si dizajni, manifaktura, distribucioni dhe retaili, Inditex i sjell klientët më pranë se kurrë te produktet që ata dëshirojnë, me çmime të përballueshme.
Suksesi i markës së parë të Inditex, Zara, u shoqërua nga një zgjerim ndërkombëtar në fundin e viteve ’80 dhe me lançimin e markave të reja, të cilat kanë një model të integruar dyqanesh dhe platformash online. 57% e fabrikave të këtij grupi ndodhen pranë selisë qendrore në Arteixo të Korunjës, në Spanjë. Kompania punon me 1,824 furnizues dhe 7,210 fabrika të tjera anembanë botës.Ajo ka investuar 46.2 milionë euro në programe sociale anembanë botës vetëm gjatë vitit të kaluar.
Sot prania dhe nurmi i dyqaneve të Inditex nëpër botë është i ndarë si vijon: Zara 2,256; Pull&Bear 972; Massimo Dutti 761; Bershka 1,103; Stradivarius 996; Oysho 673; Zara Home 595; Uterqüe 91.
Risitë e TEG në favor të modës
Pikërisht në kuadër të asaj çka TEG ofron dhe funksionit që kryen qendra në fushën e modës, së fundmi ajo ka shkuar përtej ofrimit të stileve dhe veshjeve, me një revistë që qendra shpërndan falas për të gjithë ata që duan të jenë të azhornuar dhe për të apasionuarit pas modës. Revista quhet “Influencer” dhe ka si qëllim pikërisht informimin mbi modën më të fundit. Dhe përtej informimit, qendra ofron gjithçka që këshillohet për modën, që nga kombinimet e ngjyrave, e deri te ato të aksesoreve si dhe trendet më të fundit. Revista është aktualisht në numrin e saj të parë, por është një botim që do të publikohet të paktën dy herë në vit, sipas periudhave të prezantimit të koleksioneve kryesore, përkatësisht asaj të verës dhe të dimrit.
Kur blen një markë ndërkombëtare në TEG, sigurisht që ajo ka të gjitha garancitë dhe standardet më të larta që nuk gjenden në tregjet e tjera në Shqipëri apo te shitësit informalë në vend.
Përpos kësaj, në këto ditë të nxehta vere është tepër e vështirë të bësh blerje në qiell të hapur, kështu që eksperienca dhe kënaqësia që klientët marrin nga frekuentimi i qendrës, që nga ambjentet e kondicionuara, eventet për argëtim, gastronomia etj, e bëjnë zgjedhjen e tyre një zgjedhje racionale.
TEG, i cili vitin e fundit u vizitua nga rreth 9.6 milionë vizitorë, menaxhohet nga Acrem, që është pjesë e Grupit Balfin, Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet edhe në qendra tregtare si QTU dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, në sektorin bankar me Tirana Bank si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Spar, Jumbo, Neptun etj./revistawho.com