“Bel Eve” është një nga markat më të njohura të veshjeve për fëmijë këtu në Shqipëri, e cila ndër vite ka realizuar disa sfilata të suksesshme. Mesa duket, ka ardhur koha që “Bel Eve” të prekë dhe skena të mëdha, jashtë kufirit të vendit tonë. Së fundmi, Suela Brahimllari, krijuesja e kësaj marke, ka dhënë lajmin se koleksioni i radhës do të prezantohet në Paris. “Kjo është dita më e bukur e jetës time. U plotësua ëndrra. Paris më prit. Në 30 dhe 31 gusht do të prezantoj super koleksionin tim që kam më shumë se 6 muaj që punoj. Ju falenderoj të gjithëve ju që me keni mbështetur. Ps: Pas Parisit më prit Dubai- kjo është një tjetër ëndërr e imja”, ka shkruar Suela në një postim në ‘Facebok’. Stilistja ka sjellë shumë risi me veshjet dhe sfilatat e saj me fëmijë në Shqipëri, gjë që është vlerësuar shumë nga publiku. Gjatë një interviste pak kohë më parë, Suela është shprehur se dëshira e saj është të zgjerojë biznesin dhe jashtë kufinjve, duke hapur dyqane në disa vende të botës dhe pas sfilatave të saj në Paris dhe Dubai, ëndrra e saj do të realizohet./revistawho.com