Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Këngëtarja libaneze mahnitet nga “Baresha”, Elhaida Dani përpiqet t’i mësojë këngën

25/07/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Këngëtarja libaneze mahnitet nga “Baresha”, Elhaida Dani përpiqet t’i mësojë këngën

Elhaida Dani prej muajsh po udhëton në shtete të ndryshme të botës duke qenë se është pjesë e kastit të muzikantëve të ‘musical-it’ “Notre Dame de Paris”. Artistja shqiptare ka njohur shumë miq të rinj dhe pjesën më të madhe të kohës e ndan bashkë me ta. Pavarësisht se Elhaida është zhvendosur për të jetuar në Itali dhe po shëtit të gjithë botën, nuk i harron asnjëherë rrënjët e saj. Pak ditë më parë ajo publikoi në ‘Instagram’ një video në të cilën shihej duke kënduar këngën më të famshme shqiptare “Baresha” dhe duket se po përpiqet që t’ua mësoj edhe miqve të saj të huaj. Dani ka treguar se një shoqe nga Libani, Hiba Tawaji, e cila është këngëtare e njohur në vendin e saj dhe në gjithë Arabinë, e ka pëlqyer shumë këngën në fjalë.





Duke qenë se e ka tërhequr aq shumë ritmi i këngës, mikesha e Elhaidës është përpjekur ta mësojë “Bareshën” me ndihmën e këngëtares shqiptare. Dani ka postuar në ‘Instastory’ videon e Hibas dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Shoqes sime libaneze i pëlqeu shumë kënga dhe po e mëson. Hiba Tawaji po këndon shqip! Të dua shumë Hibou”.


https://www.youtube.com/watch?v=pb2pOMr-B10&feature=youtu.be&fbclid=IwAR1cxIE9VCCvhnIQBnVhE23ebYCYTUAQbPCXwHH0PmqS9gROsv70DZit2z0

Gjithashtu ajo ka paralajmëruar se ndoshta së bashku me miken e saj mund ta sjellë “Bareshën” në një version të ripunuar me zërat e tyre. Hiba njësoj si Elhaida ka qenë pjesëmarrëse në “The Voice”, por ndryshe nga këngëtarja shqiptare ajo ka konkurruar në Francë dhe nuk ka mundur të renditet në vendin e parë. /revistawho.com

Tags: bareshaElhaida Danihiba tawajiKENGE SHQIPTAREkengetarja libaneze
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Vrasje të vogla/ Pelin bën plan të vrasë Merven, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Pelin bën plan të vrasë Merven, ja ç’do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera