Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

5 detaje që mund të zbulojnë shumë gjëra për të dashurin tuaj në takimin e parë

26/07/2019
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
5 detaje që mund të zbulojnë shumë gjëra për të dashurin tuaj në takimin e parë

Takimi i parë me një person është mjaft i rëndësishëm, sepse të gjithë mendojmë se si dukemi në sytë e tjetrit. Për më tepër ju mund të zbuloni detaje të shumta për të dashurin tuaj që nga takimi i parë që bëni me të. Më poshtë do të gjeni 5 prej tyre që  duhet t’i vini patjetër re kur jeni përballë personit që dashuroni.





  1. Mënyra se si ai trajton të tjerët

Vini re se si partneri juaj thërret kamerierin apo të tjerët. Një person me këmbë në tokë dhe i thjeshtë i trajton të gjithë me respekt dhe nuk përpiqet që ta bëjë dikë të ndjehet keq.

  1. Kujt i kushton më shumë vëmendje?

Kur uleni në tavolinë telefonat duhet t’i lini në cep, për t’i kushtuar më shumë vëmendje bisedës. Nëse i dashuri juaj nuk mund të rri i qetë pa celularin as në takimin e parë, atëherë duhet ta kuptoni se kujt i kushton ai më shumë rëndësi.


  1. Korrektësia ka shumë rëndësi

Nëse partneri vjen në kohë në takimin e parë, do të thotë se ai respekton kohën dhe energjinë tënde. Nëse është me vonesë dhe të dërgon një mesazh do të thotë se ai është një person i përgjegjshëm.

  1. Diferencat në mendime

Një person liberal dhe me mendje të hapur gjithmonë përpiqet të kuptojë edhe mendimet e partneres. Ai do të respektojë opinionin e të tjerëve dhe nuk do t’ju gjykojë nëse keni një ide ndryshe për çështje të njëjtë.

  1. Mënyra si flet për ish të dashurën

Nëse partneri juaj ju flet që në takimin e parë për ish të dashurën do të thotë se ai nuk e ka harruar ende. Është mirë që të flisni për të shkuarën tuaj, por nuk është një ide e zgjuar që të flisni për këtë temë që në takimin e parë. /revistawho.com

Tags: detajei dashuritakimi i pare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Zgjedhja perfekte për verën, këto fustane janë të duhurit kur nuk mundeni të përballoni vapën

Zgjedhja perfekte për verën, këto fustane janë të duhurit kur nuk mundeni të përballoni vapën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera