Olti Curri ka qenë një ndër të parët që mendoi të sillte një risi në Shqipëri, një blog ku mund të ndante me të gjithë ndjekësit idetë e tij dhe diçka nga jeta e përditshme. Ditën e sotme i ftuar në ‘Pushime On Top’ Olti ka treguar shumëçka për blogun, bloggerët e rinj dhe jetën personale. Pavarësisht se Olti është aktiv gjithë kohës me postime, ai ka zbuluar se me blogun merret vetëm 2 orë në ditë. Duke qenë se termi “blogger“ është kaq shumë i diskutuar ditët e sotme në intervistën për Ori Nebijaj, Olti ka treguar se ç’do të thotë të kesh një blog të vërtetë. “Shumë njerëz kanë dëshirë të vetshpallen bloger. Blog është një ditar online, nuk do të thotë të fotografosh një palë këpucë, një çantë që blen. Blog është të tregosh veten tënde duke shkuar në kinema duke bërë një batutë, pra tregoj jetën time duke treguar vërtetësi. Unë jam ky që jam, kjo është media ime , në qoftë se ju keni besim te unë më ndiqni”, është shprehur Curri. Duke qenë se postimet në blog shkaktojnë gjithmonë shumë reagime, Olti tha se në fakt kjo nuk i takon vetëm punës së tij, por edhe komentuesve që janë po aq të njëjtë në personalitet me të. “Dikush tha një herë mirë që je ti vetë si peshkaqen, por faqja jote është si një vaskë e mbushur me piranja. Edhe njerëzit që më ndjekin, mos u mërzisni se ju krahasova me piranjat, por jeni si delfin të bukur, sjellin informacion, kanë qejf polemikat si unë, komuniteti që me ndjek mua është i ngjashëm me personalitetin tim”, është shprehur ai. Gjithashtu Olti ka shtuar se çdo debat në blog apo rrjete sociale krijohet vetë, për të shkaktuar pak sensacion. Sot Curri është një nga bloggerët më të ndjekur dhe kjo duket se vjen prej faktit se ai e njeh shumë mirë natyrën e atyre që e ndjekin dhe kuptimin real të një blogu. /revistawho.com