Në 26 janar Lyrical Son u bë baba për herë të dytë, duke u bekuar me një tjetër vajzë. Që nga lindja e vogëlushes së quajtur Erika kanë kaluar 6 muaj dhe sot reperi i ka dedikuara saj disa fjalë shumë emocionuese. Lyrical Son ka publikuar në ‘Instagram’ foton më të ëmbël të vajzës dhe përkrah saj ka shkruar: “Urime 6 muaj jetë zemër… Ishalla edhe plot të tjera me shëndet e me të gjitha të mirat e kësaj jete”.
Disa fansa të reperit mendojnë se e vogla ngjason shumë me të atin, duke qenë se nga fotoja dallohet se përveç tipareve të fytyrës, edhe ngjyrën e flokëve e ka njësoj si ai. Erika nuk është vajza e vetme e reperit, sepse ai ka edhe një tjetër që është më e madhe në moshë, e quajtur Eva.
Kujtojmë se në vitin 2014-të Lyrical Son pagëzoi dashurinë disavjeçare me partneren e tij, Gresa Krasniqi. /revistawho.com