Jeta sedentare është kthyer në një problem të madh në mbarë botën dhe ndonjëherë e kemi të vështirë të gjejmë një zgjidhje. Mungesa e dëshirës për të lëvizur, mungesa e parave, apo mungesa e kohës janë disa prej faktorëve që na pengojnë të kemi jetë aktive dhe të shëndetshme. Megjithatë edhe për këtë problem ka një zgjidhje dhe ju themi se tashmë nuk duhet të shqetësoheni për asnjë nga faktorët e përmendur më sipër. “Pilot.al”, dyqani i miqve me dy rrota, ofron mundësinë më të mirë për të gjithë ata që duan të jetojnë jetën në 360 gradë.
I vetmi mjet transporti që të fal adrenalinë dhe shumë energji është biçikleta dhe në “Pilot.al” mund të gjeni biçikletën që keni kërkuar prej kohësh. Ky dyqan sjell për herë të parë në Shqipëri biçikletat më të mira evropiane të prodhuara në Itali dhe Gjermani.
Aty mund të gjeni lloje të ndryshme të këtij mjeti transporti, duke filluar nga ato për fëmijë e deri tek ato për çiklistët profesionistë. Biçikletat e “Pilot.al” janë të një cilësie të lartë, sepse janë të pajisura me pjesët më të mira të prodhuara nga kompanitë më të njohura të specializuara për këtë gjë.
Në këtë dyqan përveçse mund të merrni biçikletën e dëshiruar do të gjeni edhe aksesorë të ndryshëm shumë të nevojshëm për lëvizjen me këtë mjet, si kaska, mbrojtëse për artikulacionet e trupit, mbajtëse të tyre për në makinë. “Pilot.al” ka si synim të afrojë sa më shumë njerëzit me natyrën dhe të nxisë zhvillimin e sportit, por edhe të demotivojë blerjen e biçikletave të përdorura, të cilat në shumicën e rasteve janë të vjedhura.
Kjo gjë është kthyer në një lloj kulture në vend dhe sigurisht që askujt nuk do t’i pëlqente t’i vidhnin biçikletën apo të blinte një të tillë. Prandaj që të mos ekzistojë më kjo praktikë mund të zgjidhni një biçikletë të re me çmim të arsyeshëm në “Pilot.al”. Në këtë dyqan çmimet për biçikleta janë më të mirat në treg dhe përveç kësaj do të keni mundësinë të blini edhe me këste.
Siç e dimë të gjithë biçikleta është mjeti i transportit që kushton më pak, sepse nuk duhet të shpenzoni para për autobus apo karburant makine, ndaj me “Pilot.al” do të kurseni më shumë seç e kishit menduar. Biçikleta është zgjedhja më e mirë për të mbajtur nën kontroll shëndetin dhe trupin në formë, apo për t’u çliruar nga stresi i jetës së përditshme, sepse duke lëvizur me të përveçse vini në punë gjithë muskujt do të çlironi çdo energji negative që keni brenda vetes.
Për të gjitha këto arsye nuk duhet të hezitoni për të vizituar dyqanin e “Pilot.al” dhe për të siguruar lëvizjen e sigurtë me një biçikletë cilësore. Tashmë nuk ka më kohë për t’u menduar, së bashku me familjen zgjidhni biçikletën e preferuar dhe filloni të vini trupin dhe shpirtin në lëvizje. /revistawho.com