Pak minuta pasi “revistawho.com” publikoi lajmin se Ermela e BB ka fryrë buzët, referuar revistës “Story”, ka reaguar vetë protagonistja. Përmes një komenti në llogarinë zyrtare të “Revista Who” në Facebook, Ermela sqaron se nuk ka kryer ndërhyrje në buzë, por ka përdorur një produkt që ndikon në fryrjen e tyre për vetëm disa orë. “Buzet nuk i kam bërë, me bio lips që mban disa orë por jo ndërhyrje, ja të të çoj dhe një foto. I gjen në Instagram në ‘seven.al’. Të përshëndes”, ka shkruar Ermela.