Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Himni i të mirës, Vlashent Sata i këndon shqiptarëve

31/07/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Himni i të mirës, Vlashent Sata i këndon shqiptarëve

“Me jetu” është kënga më e fundit e realizuar nga Vlashent Sata, një thirrje kundrejt të gjithëve për dashurinë ndaj vendit, ndaj njëri-tjetrit. Sot nuk është e lehtë të jetohet në një vend të krijuar mbi bazën e një realiteti paksa të hidhur, ku çdo ditë shikon njerëz që kërkojnë të largohen një orë e më parë prej tij. Gjetja e një alternative tjetër diku larg është ndoshta zgjidhja më e mirë, duke harruar për të kthyer kokën mbrapa në vendin që na dha emrin e identitetin. Pavarësisht se pakënaqësia është kaq e madhe, mungesa e vullnetit për të sjellë ndryshimin është akoma dhe më e madhe, e prandaj prej vitesh gjithçka ka mbetur në vend numëro. E në të tilla raste çdo gjë mbetet në dorë të artistëve, atyre personave që gjithmonë në histori janë ngritur kundër realitetit e kanë risjellë shpresën për të jetuar. Vlashent Sata, kantautori që gjithmonë i ka dhuruar vendit më të mirat me artin e tij, pikërisht këtë gjë ka dashur të përcjellë në këngën më të fundit. “Me jetu” është një këngë që rrallë ndodh të dëgjohet në këtë botë komercializmi, ku materializmi qëndron mbi gjithçka tjetër. Në fillim thamë se është vështirë të jetohet në një realitet të hidhur, por Vlashenti me këngën e tij ju jep të gjithëve mesazhin se “PO mund të jetohet”, por e kemi vetë ne në dorë për ta ndryshuar këtë realitet. Vlashenti është një artist që zgjedh gjërat më të bukura të jetës për t’u frymëzuar, por këtë herë çfarë shërbeu si muzë për të sjellë një këngë si himn i së mirës për të gjithë shqiptarët?





“Kam menduar gjithë ato momentet kur takoja prindërit e mi kur nisesha në Francë për studime. Sa herë ndaheshim nga njëri-tjetri zvogëloheshim në trup, në sy, e në shpirt dhe ndodhte ajo grisja shpirtërore padashur, që i ka ndodhur sa e sa familjeve shqiptare, por jo vetëm shqiptare. Doja më tepër të flisja për vendin tonë, për situatën sociale që kemi jetuar, kjo ka qenë një nga frymëzimet e para. Doja t’i thosha vetes sime se duhet gjetur gjithmonë kurajo për të mos bërë pakt me djallin. Për të mos u tunduar nga më e thjeshta, nga më e keqja, nga më e lira për të mbijetuar, se nesër ajo mund të të kap, sepse është një rreth i mbyllur. Por për të jetuar, për të qenë te jeta, te drita, te dielli, tek gjëra që ndërtohen gradualisht, te gjëra që janë aty gjithmonë, tek gjëra që ne nuk i shohim. Njësoj si ajo dëshira për t’u përmirësuar, si ajo ideja e konkurrencës në shkollë që unë mendoj se është e gabuar, sepse na bën armiq me njëri-tjetrin, ndërkohë që ne duhet të jemi bashkë, për të ndarë jetën, për të ndarë gjërat e thjeshta. Si në atë brezin tonë të viteve ’80-’90 në Tiranë që luanim dhe thurnim ëndrra me asgjë dhe kjo na bënte të lumtur”, shprehet Vlashenti për ‘RevistaWho.Com’.

https://youtu.be/XsI7vDChP9E


Videoklipet e kantautorit janë gjithmonë shumë të thjeshtë, sepse gjithë ideja e tij qëndron tek vetë fuqia e fjalës dhe mesazhi që ato përcjellin. “Me jetu” është si një libër me mesazhe të forta, që pa dallim moshe i fton të gjithë për t’u bashkuar dhe për të ndryshuar veten dhe vendin.
“Mesazhi që doja të përcillja janë fjalët me të cilat përfundon kënga, po du me jetu me ty, me këdo që është afër, përballë, në krahë, për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit. Nesër lind një diell i ri, do të thotë që ti i ndryshon gjërat vetë, një gjë që nuk të pëlqen nuk e pret nga një person tjetër, nga një person sipër teje, nga një pozitë roli social, politikan apo kushdo qoftë. Thjesht e ke ti pushtetin t’i ndryshosh gjërat e tua jetën tënde”, përfundon Sata. Për sa kohë ka njerëz që e duan të mirën e vetes dhe gjithë të tjerëve, ka shpresë se çdo vend mund të ecë përpara. Mjafton të mos bëjmë kompromise, ashtu si Vlashenti që ka qenë gjithmonë aq i vendosur për të qëndruar origjinal në artin e tij./revistawho.com

Tags: frymezimKengeme jeturealitetShqipëriavlashent sata
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
Vrasje të vogla/ Merve ia punon pas shpine Ojas, ja ç’do ndodhë nesër

Vrasje të vogla/ Merve ia punon pas shpine Ojas, ja ç’do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera