‘Sunny Hill Festival’ bëri bashkë këngëtarët më të mirë shqiptarë dhe të huaj edhe për një tjetër vit. Emocionet ishin të mëdha dhe publiku nuk nguroi të mbushte sheshin për të dëgjuar këngëtarët e preferuar. Siç edhe mund të keni parë, mes tyre kishte edhe personazhe publikë, të cilët nuk i kanë rezistuar dot dëshirës për të dëgjuar Miley Cyrus, apo këngëtarët e tjerë shqiptarë. Nga ‘InstaStory-t’ e publikuara pamë se të pranishëm për të përjetuar emocionet ‘live’ ishin Eva Murati, Agnesa Vuthaj, Anxhelina Hadërgjonaj, Liberta Spahiu Ervin Kurti, Enxhiel Shkira dhe Argjira Spanca.
Secili prej tyre ishte shoqëruar nga miq, ose persona të afërt të cilët e shijuan në maksimum performancën duke kërcyer dhe kënduar bashkë me performuesit e natës së parë. Ndër personazhet e pranishëm ishte edhe Valdrini Sahiti, i cili ishte në mbështetje të mikeshës së tij Elvana Gjatës. Argëtimi i vërtet duhet prekur nga afër dhe këta personazhe publikë e kanë kuptuar këtë fare mirë. / revistawho.com