Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vesa Luma hap zemrën: Nuk kam frymëzim, ka shumë faktor që ndikojnë në gjendjen time

07/08/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vesa Luma hap zemrën: Nuk kam frymëzim, ka shumë faktor që ndikojnë në gjendjen time

Në muajin mars Vesa Luma u rikthye me një projekt të ri muzikor, pas një pauze për shkak të largimit në Zelandën e Re. Këngëtarja publikoi këngën “S’paska qenë e shkrume” dhe premtoi se do të sillte më shumë projekte.





https://www.instagram.com/p/BvGqOYtl5rw/

Megjithatë Vesa nuk ka publikuar ende diçka dhe duket se nuk do të ketë ndonjë këngë prej saj për momentin. Së fundmi këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ çdo ndjesi të saj dhe ka treguar se çfarë e ka penguar të publikojë projekte të reja.


“Dua t’ju kërkoj falje të gjithë ju që më shkruani e prisni të lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë nuk më vjen frymëzim në asnjë moment… Besoj janë shumë faktor që po ndikojnë në këtë gjendjen time. Nga fillimi i jetës së re, për të cilën tashmë jeni në dijeni, e deri tek mundimi i madh për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin një presion për të nxjerrë nga 10 këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0, ngaqë sipas 98% të rasteve as do të mbahen mend vitin tjetër e lëre më të jetojnë gjatë. Unë gjithë jetën kam jetuar nga fryma e muzikës, por kësaj here nuk dua të më marrë përpara euforia e të jem përsëritëse e gjërave që kam bërë tani e përpara shumë viteve”, ka shkruar Vesa. Ajo ka shtuar se për të është e rëndësishme të gjej një ekuilibër dhe ka falenderuar të gjithë ata që vazhdojnë ta mbështesin.

“Dua të gjej një ekuilibër mes gjithë këtyre gjërave, gjë që nuk është e lehtë për mua, por është tepër e rëndësishme për mua të gjej drejtimin e duhur për t’i vënë gjërat aty ku duhet të jenë, me profesionalizëm e dashuri. Faleminderit që shtoheni çdo ditë e më shumë, pavarësisht ‘hallakatjeve’ të mendjes sime për momentin. Do të mundohem të mos ju zhgënjej. Faleminderit”, ka përfunduar këngëtarja. Për Vesën dhe partnerin e saj, Big Basta, vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta, pasi atyre ju duhet të jetojnë kilometra larg, njëri në Zelandë të Re e tjetri në Shqipëri. /revistawho.com

Tags: frymezimKengeVesa Luma
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!
Breaking News

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!
Breaking News

“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it
Breaking News

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it

11/12/2025
Next Post
Rita Ora më provokuese se kurrë, fsheh shumë pak gjatë pushimeve luksoze në Ibiza

Rita Ora më provokuese se kurrë, fsheh shumë pak gjatë pushimeve luksoze në Ibiza








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera