Fansat e Beyonce janë të bindur se këngëtarja është në pritje të famijës së katërt. Për të lindur këto dyshime janë dashur vetëm disa postime të yllit televiziv në ‘Instagram’ ku shfaqet duke mbuluar barkun me një çantë në ngjyrë vjollcë. Kaq është dashur që qindra dhe mijëra fansa të nisin spekulimet.
Së fundmi Beyonce është duke pushuar me fëmijët e saj dhe bashkëshortin dhe fotot e bukura janë shkëputur pikërisht nga këto pushime. Siç edhe kuptohet, fotot janë disi provukuese, por ende nuk ka një deklaratë të mirëfilltë nga ylli i pop-it për to. / revistawho.com