Afrona Dika feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e ka marrë nga bashkëshorti i ardhshëm. Blero nuk është pranë saj në ditën më të veçantë, por kjo nuk e ka ndalur që mendimet e tij dhe ndjesitë t’i bëjë publike. “Shpirti im binjak, gruaja ime, gjithçka e imja. Gëzuar ditëlindjen personi më i mirë që njoh, me zemrën më të bukur që kam parë. Jam njeriu më me fat që kam mundësinë të kaloj kohë pranë teje. Më mungon shumë. I vetmi urim që kam është që të mos festojmë më kurrë ditëlindje larg njëri-tjetrit. Të dua pafund”,-shkruan këngëtari i njohur.
https://www.instagram.com/p/B060J_EnAFm/?fbclid=IwAR0BMJwRZYjLkzYM2fZ5DkUTovXFJvS8dn8bZ-F9RcIOPcRyp5BU6DmrNRk
Dy të dashuruarit kanë pasur një lidhje të gjatë me shumë ulje dhe ngritje, por më në fund pas shumë përpjekjesh, ata do celebrojnë dashurinë në shtator të këtij viti në një ceremoni shumë të bukur dhe të madhe, detajet e së cilës kanë nisur të zbulohen pak nga pak. / revistawho.com