Ndarja e çiftit të njohur të showbiz-it të huaj, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, 8 muaj pas kurorëzimit të dashurisë së tyre në martesë befasoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Fill pas këtij momenti të afërm pranë tyre treguan se ata e morën këtë vendim në mënyrë që të fokusohen më shumë tek vetja dhe karriera e tyre. Megjithatë fotot e Miley-t duke u puthur më një vajzë tjetër në jaht në Itali bënë xhiron e rrjetit ditën e djeshme.
Pas këtij momenti duket se ka ardhur dhe reagimi i parë nga Liam, i cili duke kaluar kohë në shtëpinë e vëllait të tij ka treguar se si ndihet pas këtij vendimi. “Ju nuk e kuptoni se si është e gjitha kjo. Thjesht nuk dua të flas për atë”, është shprehur Hemsworth pranë vëllait të tij sipas burimeve ekskluzive për ‘DailyMail’.
Mesa duket dyshja ka zgjedhur mos të komentojë asnjë situatë publikisht rreth ndarjes së tyre dhe arsyeve që i çuan drejt këtij vendimi./revistawho.com