Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Që jo vetëm t’i thuash “lamtumirë” ish-it, po as mos mendosh më hiç për të

19/01/2022
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Që jo vetëm t’i thuash “lamtumirë” ish-it, po as mos mendosh më hiç për të

Pavarësisht nëse është apo jo një vendim i përbashkët, një ndarje në çift gjithmonë është e dhimbshme. Disa persona e kalojnë shpejtë periudhën e vështirë, e për disa të tjerë lëndimi që marrin zgjat për disa muaj. Sigurisht që kjo ndjenjë nuk zgjat përgjithmonë, por ndarja nga një person nuk është aq e lehtë. Megjithatë ka disa mënyra të ndryshme që do ju ndihmojnë ta harroni ish të dashurin tuaj dhe do ju bëjnë të ndiheni më mirë me veten dhe pse jo të gjeni një dashuri të re.





1. Fshijeni ish-partnerin nga çdo rrjet social
Në momentin që një njeri nuk është më i pranishëm në jetën tuaj, ju nuk duhet ta ndiqni më në rrjete sociale. Nëse ju vazhdoni të shikoni çdo postim të tij, do të kujtoni momentet që keni kaluar me të dhe do ta keni të vështirë ta harroni. Përveçse ta hiqni nga lista e miqve bëni mirë që edhe ta bëni ‘block’.

2. Rezervoni një masazh për veten tuaj
Në momentin që ju i jepni fund një marrëdhënie filloni të mos ndiheni mirë as nga ana fizike. Kur humbni kontaktin lëkurë më lëkurë me dikë ju nuk do të ndiheni mirë, prandaj është mirë që dikush që ka të njëjtën gjini si partneri juaj t’ju bëj një masazh për trupin.


3. Flisni me një psikolog
Një ndarje mund të ketë ndikim të madh në gjendjen tuaj emocionale, prandaj është mirë që të flisni me një psikolog. Kur ju i jepni fund një lidhjeje filloni të mendoni negativisht për veten, sepse pyesni se ku qëndronte gabimi juaj që partneri ju la. Kur ndaheni nuk do të thotë se ju jeni gjithmonë problemi, sepse ju thjesht mund të keni rastisur me një person që ka dashur një marrëdhënie kalimtare dhe jo diçka serioze.

4. Gjeni një hobi të ri
Në momentin që ndaheni ju filloni të humbisni besimin tek vetja. Për të filluar për t’u ndjerë mirë dhe për të harruar ish-partnerin mjafton të gjeni një pasion të ri dhe ta zhvilloni.

5. Dilni me sa më shumë njerëz
Kur ndaheni ju mendoni se nuk do e gjeni më kurrë dashurinë dhe keni frikë se nëse krijoni një lidhje të re mund të përfundoni sërish në të njëjtën situatë. Në fakt ju duhet të bëni të kundërtën. Pas ndarjes duhet të dilni me sa më shumë njerëz, kështu do të ndiheni më mirë dhe do e harroni më lehtë të dashurin që kishit. /revistawho.com

Tags: ish-partnerindarje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Fedez i dhuron Chiarës një byzylyk 300 mijë euro dhe prenoton restorantin më të mirë të Milanos vetëm për ata të dy

Fedez i dhuron Chiarës një byzylyk 300 mijë euro dhe prenoton restorantin më të mirë të Milanos vetëm për ata të dy








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera