3 muaj më parë Almeda dhe partneri i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman u bënë prindër me një djalë të quajtur Efehan. Që prej atij momenti bukuroshja shqiptare nuk ka ngurruar të zbulojë pamje të ndryshme të të voglit, i cili duket se është duke i dhuruar Abazit periudhën më të bukur të jetës së saj.
Së fundmi Almeda ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale portretin më të bukur familjar, ku shfaqet e lumtur me Efehan në krah dhe Tolgahan pranë. Kjo foto është pëlqyer menjëherë nga të gjithë fansat e dyshes, të cilët kanë nxituar të komentojnë duke u shprehur se familja duket shumë bukur.
Efehan duket një djalë më i rritur tani dhe me siguri në të ardhmen të tjera pamje të vogëlushit do të bëjnë për vete ndjekësit e Sayisman dhe Abazit./revistawho.com