Joe Jonas dhe Sophie Turner i dhanë fund beqarisë në një dasmë në Francë dhe që nga ajo kohë, të dy janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara të ‘Hollywood-it’. Së fundmi, Sophie ka publikuar një foto të Joe në ‘Instastory-n’ e saj dhe i ka bërë atij një dedikim të ëmbël për të festuar 30-vjetorin. “Gëzuar 30-vjetorin dashurisë time, gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Të dua”, ka shkruar aktorja e njohur. Kujtojmë se pak kohë më parë, Turner ka rrëfyer në intervista të ndryshme për periudhën e veshtirë të jetës së saj dhe këngëtari i grupit “Jonas Brothers” ka qenë ai që e ka ndihmuar. Vetëm prej tij, tani Sophie është e lumtur./revistawho.com