Jemi mësuar ta shohim gjithmonë me një ngjyrë floku që anon nga brunet, mirëpo Albana Osmani nuk i ka kursyer aspak eksperimentet me ‘look-un’ e saj. Ditën e sotme, ajo është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar në ‘Instagram’ një foto nga viti 2014, kur kishte flokë në ngjyrë ‘ginger’. Përveç faktit se në këtë postim duket shumë ndryshe nga herët e tjera, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ngjashmëria e Albanës me aktoren e famshme Lindsay Lohan. Këtë e ka vënë në dukje Eni Shehu dhe vetë moderatorja e ka mbështetur duke komentuar me humor: “Dhe mua ashtu mu duk vetja. S’më ke parë në Mykonos duke kërcyer fiks si ajo”. Edhe fansat e kanë komplimentuar ‘look-un’ e Albanës, madje e kanë pëlqyer atë më shumë se Lindsay-n./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B1TXi4OFMW1/?igshid=7oqdq4b62wve