Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Qëndruan siç i njeh publiku, ja cilat vajza të ‘showbiz-it’ shqiptar nuk e ndryshuan mbiemrin edhe pas martese

21/08/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Qëndruan siç i njeh publiku, ja cilat vajza të ‘showbiz-it’ shqiptar nuk e ndryshuan mbiemrin edhe pas martese

Prej vitesh jemi mësuar me idenë dhe traditën se fill pas momentit të kurorëzimit të dashurisë së një çifti, vajza të marrë mbiemrin e partnerit të saj. Megjithatë përpos këtij fakti, ekzistojnë disa personazhe publikë të cilët na kanë bërë të ndryshojmë mendim lidhur me këtë çështje. Pjesa më e madhe e VIP-ave kanë zgjedhur të mos e marrin këtë vendim, duke ruajtur emrin dhe mbiemrin me të cilin i ka njohur publiku shqiptar prej vitesh.





Kur i referohemi këtij fakti e lidhim me listën e gjatë të personazheve të cilët zgjodhën të mos e ndryshojnë në asnjë moment emrin e tyre artistik, edhe pasi u martuan apo u bënë prindër për herë të parë.


Marina Vjollca kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, Getoar Selimi, në muajin shtator të vitit 2017 në një ceremoni të kuruar deri në detaje në Gjirin e Lalzit. Megjithatë bukuroshja e ekranit vendosi që për publikun të mbetej me të njëjtin mbiemër, ndonëse nuk e dimë se si qëndron puna në pasaportë.

 

Jona Spahiu i dha fund beqarisë në muajin qershor të vitit 2018, duke kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Frenkli Ymeraj. Ndonëse disa muaj më pas Jona u bë nënë për herë të parë me një djalë të quajtur Raiden, moderatorja ruajti të njëjtin emër për ndjekësit e saj.

Nora Istrefi u martua në muajin shtator të vitit 2014, duke i dhënë kështu këtë përfundim të bukur lidhjes së saj shumëvjeçare me Robert Berishën. Ndonëse dhe Istrefi u bë nënë me një vogëlushe të quajtur Renee, ajo zgjodhi që për publikun të vazhdonte të njihej me mbiemrin e saj.

Xhensila Myrtezaj i dha fund beqarisë me aktorin e humorit, Besart Kallaku në muajin shtator të vitit 2017. Dysha u bënë prindër pak kohë më pas me një vajzë të quajtur Ajka, megjithatë për publikun nuk pati asnjë ndryshim nga emri që e kishin thërritur deri në atë moment.

Aurela Gaçe vendosi të kurorëzonte dashurinë disavjeçare me partnerin e saj, Skerdin në muajin shtator të vitit 2013 në një ceremoni mjaft speciale. Pas këtij momenti këngëtarja energjike e skenës shqiptare nuk bëri të ditur se cilin mbiemër mbante në pasaportë, megjithatë për publikun vazhdon të njihet njësoj.

Angela Martini u martua me partnerin e saj,  Dragos Savulescu, në një ceremoni tepër private në Las Vegas. Modelja u shfaq në ditën e saj të martesës me një fustan ngjyrë të zi dhe mjaft provokuese dhe kjo mjaftoi që të komentohej gjerësisht nga ndjekësit e saj. Pas këtij momenti as bukuroshja shqiptare nuk e ndryshoi mbiemrin në rrjetet sociale për fansat e saj./revistawho.com

Tags: dasmefansaKengetareMbiemermoderatorendjekes
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Next Post
Fansat i kundërvihen për fotot e fundit, Khloe Kardashian ju ‘mbyll gojën’ me një video

Fansat i kundërvihen për fotot e fundit, Khloe Kardashian ju ‘mbyll gojën’ me një video








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera