Pak muaj më parë Aurela Gaçe zbuloi se shumë shpejt do të vinte me një album të ri dhe së fundmi ka publikuar këngën “Më mbaj” që do të jetë pjesë e këtij projekti. Ky album i këngëtares vjen pas 8 vitesh nga publikimi i atij të fundit dhe prandaj ajo po e pret me padurim hedhjen në treg të të riut. Ditën e sotme Aurela ka zbuluar disa detaje nga albumi, që siç duket do të mbajë brenda disa rryma të ndryshme muzikore. Këngëtarja ka postuar në ‘Instagram’ këngët nga albumi i vitit 2011, “Paraprakisht”, dhe i ka pyetur të gjithë se cila ka qenë e preferuara e tyre.
https://www.instagram.com/p/B1gytQ5gFTh/
Më pas ajo ka zbuluar: “Tani po punoj për albumin e radhës. Mendimet e këtij momenti, ndjesitë, rrymat që dua vetë do të jenë prezente (edhe sikur ato të mos jenë në modë, nuk më bëhet vonë, sepse modën time e bën vetëm ndjesia ime, qofshin ato ndjesi qaramane, eksperimentale, të buta, të forta, apo edhe sensuale)… nuk i vendos vetes asnjë kufi për të dhënë atë që dua, sepse njeriu është më shumë se aq sa shfaqet, më shumë se vetëm një ndjesi”. Albumi i ri i këngëtares pritet të publikohet këtë vit, duke qenë se ajo shpreson që e gjithë puna të përfundojë gjatë kësaj kohe. /revistawho.com