Mbrëmjen e djeshme 5 persona humbën jetën në Algjeri pas një incidenti gjatë koncertit të reperit të njohur Soolking. Në këtë koncert ka qenë e pranishme për të performuar edhe Dhurata Dora, me të cilën Soolking ka realizuar këngën “Zemër”. Pavarësisht se ngjarja ishte e rëndë, reperi e vazhdoi koncertin, sepse siç duket ai nuk ka ditur asgjë se çfarë ka ndodhur. Përmes një postimi në ‘Instagram’ Soolking ka treguar se ai e as këngëtarët që e kanë shoqëruar në skenë nuk kanë qenë në dijeni për dramën që ndodhi dhe për këtë arsyen ata vazhduan performancën e tyre.
https://www.instagram.com/p/B1g0Y7eFbmP/
Më pas edhe këngëtarja shqiptare ka reaguar në profilin e saj në ‘Instagram’ duke treguar se ndihet e shkatërruar pas ngjarjes së rëndë. “Faleminderit Algjeria për pritjen tuaj të ngrohtë, Ju dua! Por lajmi i trishtë më shkatërroi. U prehshi në paqe”, ka shkruar Dhurata në ‘Instastory’.
Ky incident ndodhi për shkak të rrëzimit të shumë njerëzve nga njëra prej hyrjeve të stadiumit ku u mbajt koncerti dhe përveç 5 personave që humbën jetën mbetën të plagosur edhe 20 të tjerë. /revistawho.com