Katy Perry dhe Orlando Bloom duket se po jetojnë ditët më të bukura si çift dhe dedikimet e tyre në rrjete sociale e vërtetojnë më së miri këtë gjë. Së fundmi ata të dy parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së serialit televiziv “Carnival Row”, ku Bloom luan përkrah Cara Delevingne. Të dy shkëlqyen në prani të njëri-tjetrit, sepse kishin bërë një përzgjedhje të mirë veshjesh nga Tom Ford. Por përveç kësaj vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr dedikimi që Orlando i bëri Katy-t në rrjete sociale pas eventit. Aktori publikoi në ‘Instagrm’ një foto përkrah këngëtares, në të cilën të dy shfaqen të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit.
https://www.instagram.com/p/B1f12pble7T/
Bashkangjitur fotos Orlando shkruajti: “Çfarë mbrëmje! Kaq i lumtur që kam këtë dritë përkrah. Përbën shumë diferencë të kesh një partnere për të shijuar të mirat, të këqijat dhe gjithçka tjetër”. Ndërsa Perry nga ana e saj u shpreh e lumtur dhe krenare që ka fatin të ketë përkrah saj një hero të vërtetë. Kujtojmë se pas një lidhje dashurie më shumë se 1-vjeçare, Bloom i propozoi për martesë Perry-t në ditën e Shën Valentinit. /revistawho.com