Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Adelina Ismaili flet hapur: Këngëtarët e Kosovës asnjëherë nuk fitonin çmime në Shqipëri

24/08/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Adelina Ismaili flet hapur: Këngëtarët e Kosovës asnjëherë nuk fitonin çmime në Shqipëri

Mbrëmjen e djeshme Adelina Ismaili ishte e ftuar në emisionin “Pressing” në televizionin “T7” për të rrëfyer më shumë detaje për jetën e saj. Këngëtarja ka treguar se si ka nisur i gjithë rrugëtimi në muzikë dhe gjithë vështirësitë që ka hasur gjatë kësaj kohe. Adelina ka rrëfyer se këngëtaret e Kosovës e shihnin Shqipërinë si një mundësi tjetër për t’u përfshirë në muzikë, por ata asnjëherë nuk janë vlerësuar për punën e tyre. Ismaili ka treguar se në fillimet e saj muzika shqiptare nuk i pëlqente, sepse dukej si diçka e ftohtë, duke qenë se ishte e ndikuar nga opera dhe ajo se çfarë mësohej në shkollë. “Ne në Kosovë kishim një botë komplet tjetër. Ishte Mihrije Braha, Gili… në atë kohë kishte filluar të zhvillohej shumë muzika pop”, është shprehur Adelina.





Më tej ajo ka shtuar se këngëtaret e Kosovës nuk merrnin asnjëherë çmime në Shqipëri në festivalin e dhjetorit. “Nuk më kujtohet që ndokush nga Kosova të ketë marrë çmim. Deri vonë kemi besuar se ekzistonte një lloj marrëveshje e pashkruar që të mos fitonte asnjë kosovar festivalin e dhjetorit. Nuk na i kishte thënë dikush, thjesht është ditur, por nuk është diskutuar asnjëherë”, ka rrëfyer këngëtarja. Ajo ka treguar se për një këngë atyre ju duhej të punonin për dy vite me radhë që të ishte në nivelin e duhur. Megjithatë vitet e fundit situata duket se ka ndryshuar, sepse këngëtarët e Kosovës vlerësohen po njësoj me ata që vijnë nga Shqipëria. Kujtojmë se pas një mungese disi të gjatë në muzikë Adelina është rikthyer me projekte të reja muzikore, ku më i fundit është ai në bashkëpunim me Rina Balaj, “Qikat”. /revistawho.com


Tags: Adelina Ismailicmimfestivali i djetoritkengetaret e kosoves
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
Puthje pasionante në det me Anwar Hadid, këto janë imazhet e papublikuara nga ditëlindja e Dua Lipës

Puthje pasionante në det me Anwar Hadid, këto janë imazhet e papublikuara nga ditëlindja e Dua Lipës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera