Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK! 26/01/2026
Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën 26/01/2026
“Që në fillim i kemi…”/ Pas fjalëve të nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos  26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vajza e Harrison Ford vuan nga epilepsia, aktori: Ajo është heroina ime

10/03/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Vajza e Harrison Ford vuan nga epilepsia, aktori: Ajo është heroina ime

Ylli i kinemasë Harrison Ford ka rrëfyer për herë të parë mbi betejën e së bijës Georgia, 25 vjeçe, kundër epilepsisë. “Të shohësh një njeri të dashur duke vuajtur është shkatërruese, por unë e admiroj këmbënguljen, talentin dhe forcën e saj”, ka thënë aktori. I prekur, 73-vjeçari foli për luftën që e bija ka me sëmundjen e rëndë. “Admiroj shumë gjëra tek vajza ime. Ajo është heroina ime. E dua”, ka deklaruar artisti i shumë filmave në eventin e bamirësisë “FACES”, një organizatë që kujdeset për mbledhjen e fondeve për të gjetur një kurë kundër kësaj sëmundjeje. Aktori Harrison Ford baba i katër fëmijëve, tregon se Georgia e pati krizën e saj të parë në fëmijëri përgjatë një feste me pizhama. Asokohe mjekët i dhanë vetëm një kurë. Mirëpo dy vjet më vonë, e bija pati krizën tjetër. “Ishte në plazh në Malibu. Atëherë mendova, jemi në Los Angeles dhe këtu janë doktorët më të mirë të botës, duhet ta kuptojnë çfarë nuk shkon me të. Por sërish nuk u diagnostikua me epilepsi. Pas krizës së tretë në New York thanë se vuan nga epilepsia. Tani që merr kurën e duhur dhe ndjek terapinë e duhur, nuk e kanë kapur më krizat prej 8 vjetësh”, ka shpjeguar ylli i “Star Wars”. Georgia ka lindur nga martesa e dytë e aktorit me Melissa Mathison.






Tags: harrison fordhisotriasemundjavajze
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën
Breaking News

Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën

26/01/2026
“Që në fillim i kemi…”/ Pas fjalëve të nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos 
Breaking News

“Që në fillim i kemi…”/ Pas fjalëve të nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos 

26/01/2026
Prit pak, Gabriel Garko qenka martuar para dy vitesh dhe ne e morëm vesh tani!
Breaking News

Prit pak, Gabriel Garko qenka martuar para dy vitesh dhe ne e morëm vesh tani!

26/01/2026
Next Post
Ankth dhe frikë në shtëpinë e çiftit, kërcënohet me jetë gruaja e George Clooney-t

Ankth dhe frikë në shtëpinë e çiftit, kërcënohet me jetë gruaja e George Clooney-t








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera