Propozimet për martesë sot janë bërë më të rëndësishme dhe se vetë martesa, pasi ky çast tanimë nuk mbetet vetëm mes çiftit, por ndahet dhe në rrjetet sociale apo si në rastet e personave të njohur, me gjithë publikun.
Këngëtari Erik Lloshi, i cili u martua vetëm pak kohë më parë ka treguar sesi ka qenë propozimi për martesë që ai i ka bërë gruas së tij, Rominës.
“Nuk i kam propozuar fare. Asnjë femre nuk i kam propozuar në jetën time. i thashë: “Do martohemi apo jo?,- “Po”, më tha. Kaq. Përse duhet të bëjmë shkencë edhe të përgatisim fjalime?”, tha ai për programin “Treshat” ku ishte i ftuar.
Në fakt Eriku paska vepruar si shumica e meshkujve, të cilët romanticitetin dhe dashurinë rrallë e shprehin në propozime aq të detajuara, por të befasojnë në momente të tjera.
Në mbrëmjen e martesës, Lloshi e surprizoi partneren e tij, me dedikimin që i kishte bërë përmes një kënge, të cilën pak ditë më parë e publikoi edhe me videoklip./revistawho.com