Justin Bieber u zbulua si talent në moshën 13-vjeçare dhe fama e tij që në atë kohë ka qenë në rritje. Tashmë 25 vjeç, ai flet për problemet që i shkaktuar fama dhe përdorimi i lëndëve të ndaluara.
Në një letër emocionale të publikuar në Instagram, ylli i muzikës shpjegon arsyen përse u bë “njeriu më i urryer në botë” në të 20-at e tij.
“Nuk respektoja gratë dhe isha i acaruar. U largova nga të gjithë personat që më donin”, thotë Justin duke shpjeguar se fama e madhe në adoleshencë ndikoi negativisht në jetën e tij.
“Nga një djalë 13-vjeçar që jetoja në një qytet të vogël, u bëra i njohur botërisht dhe miliona njerëz thonin sa më donin dhe sa i mrekullueshëm isha. Të gjitha gjërat për mua i bënin të tjerët, kështu që asnjëherë nuk mësova të isha i përgjegjshëm”.
Deri në moshën 18-vjeçare, Justin Bieber kishte vendosur miliona dollarë në llogarinë e tij bankare dhe mund të blente çfarë të donte, por thotë se kjo gjë e shkëputi nga realiteti.
“Fillova të merrja lëndë të ndryshme kur isha 19 vjeç. Më janë dashur vite për ta kaluar këtë dhe për të rregulluar marrëdhëniet e prishura e për të ndryshuar zakonet e mia”.
Në vitin 2014 ishte arrestuar disa herë, që nga akuzat për vandalizëm e deri tek drejtimi i automjetit nën ndikimin e substancave apo alkoolit.
Sidoqoftë, Justin Bieber i ka hedhur prapa krahëve këto probleme. Besimi në Zot, thotë 25-vjeçari, dhe mbështetja e familjes, miqve dhe bashkëshortes së tij ishin një ndihmë e madhe për t’u rikthyer në jetën normale.
Nuk është hera e parë që këngëtari ka folur për betejën e tij me depresionin që iu shkaktua nga fama.