Rezarta Shkurta gjithmonë është treguar shumë e fshehtë në lidhje me jetën e saj private dhe është munduar të mos zbulojë shumë në rrjete sociale, megjithatë kohët e fundit ajo ka ndarë disa nga eksperiencat më të bukura të vogëlushes Hera. Mesa duket sot ka qenë disa e saj e parë e kopshtit dhe ajo ka qenë shumë e emocionuar, saqë ka dashur vetëm të bëjë foto duke ekspozuar pamjen e saj për këtë ditë të rëndësishme. Kjo duket qartë në videon e publikuar nga Rezarta në “Instastory”, ndërsa pas kësaj ajo ka zbuluar se shoqëruesi i Herës në këtë ditë të rëndësishme për të ka qenë babai. Si vogëlushja edhe Ermali duken shumë të lumtur duke u argëtuar me njëri-tjetrin në foton e publikuar. Kujtojmë se pak ditë më parë Rezarta u komentua për një shtatzëni të mundshme, por ajo i mohoi lajmet publikisht me anë të një fotoje në “Instagram”./revistawho.com